» Intervista e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në “Mbrëmje në ABC News”
Postuar më: 30/05/2019

Intervista e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në “Mbrëmje në ABC News”

VIDEO –  Intervista e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në “Mbrëmje në ABC News”:

Vettingu në Polici? Kam besim se policia do të dëshmojë një gjendje tjetër nga ajo që është dëshmuar nga gjyqësori. Por gjithsesi ne jemi të hapur për çfarëdo rezultati, i rëndësishëm është procesi.

Krimi i organizuar është goditur dhe është luftuar intensivisht. Raport progresi thotë se lufta ndaj krimit të organizuar ka një progres shumë të mirë. Janë 1887 të arrestuar për krime të rënda në 5 muaj. Bilanci është pozitiv.

Lufta kundër krimit të organizuar është në një fazë tepër intensive. Në 2019 janë goditur 11 grupe kriminale me 106 anëtarë të dyshuar, të arrestuar nga Policia e Shtetit.

Akti i 6 ish-deputetëve në Policinë e Tiranës, akt i paprecedentë dhune që ushtrohet nga jo vetëm deputetë, por edhe ish-ministra që kanë paturpësinë të prekin punonjësit e p Policisë, të cilët i kanë patur vartës. Policia ka detyrë të mbrojë institucionin.

Nëse pengohen zgjedhjet? – Policia ka detyrë të merret me kriminelët, nuk merret me qytetarët. Ne marrim përsipër që mjedisi zgjedhor të jetë i pakontaminuar nga kriminelët.

Protesta e së dielës së ardhshme? – Dhuna nuk është opsion, është e dënueshme jo vetëm nga ne, por edhe partnerët.